Secondary Adv

Legalizim per te gjithe ata qe kane ndertuar pa leje deri ne 27 qershor te 2014

 

Të gjithë ata të cilët kanë ndërtuar pa leje deri në datën 27 qershor të vitit 2014, që sipas ALUIZNI-t janë mbi 60 mijë vetë, do të amnistohen dhe do t’u krijohet mundësia që objekti të mos prishet, por të legalizohet.


Nisma e marrë nga Agjencia e Legalizimeve u miratua dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Artan Lame tha se kjo ide, nuk u zbatua më parë për shkak se nuk diheshin përmasat e këtij problemi, pavarësisht se disa mijëra ndërtesa që mund të përfitonin tani janë prishur. Opozita e ka kundërshtuar nismën si një ide elektorale.


Deputeti i PD, Genc Ruli, deklaroi se këto ndryshime ligjore, por edhe shpërndarja e legalizimeve, janë vetëm një spektakël elektoral. “Rilindja nuk po sjell asgjë të re, gjithçka bëhet për fushatë. Shpërndarja me spektakël e titujve të pronësisë ka vetëm një motiv, atë elektoral”. Nga radhët e mazhorancës ka pasur ankesë për afatet.


Deputeti Artan Gaçi kërkoi afate konkrete për qytetarët. “Duhet të përcaktohet një afat për legalizimet për ata që kanë plotësuar dokumentet. Nuk është normale që këta njerëz të presin emrat kur të dalin në media”. Ndërsa kryetari i komisionit, Shalsi, tha se angazhimi i institucioneve aktualisht është më i madh për legalizimet.


Ne kemi pasur problem gjithmonë bazën e të dhënave. Sipas Artan Lames, momentalisht ALUIZNI po merret me fotografimin e zonave informale në mënyrë që të ketë një database se sa është numri i ndërtesave pa leje, kjo do të ndihmojë njëkohësisht që të parandalohet ndërtimi i objekteve të reja pa leje.


Më të lexuarat