Hapet konkursi per masterplanin e Qytet Studentit, ja projektet
Ditën e djeshme u hap konkursi për ndërtimin e masterplanit të Qytet Studentit, organizim ky nga Ministria e Zhvillimit Urban, aktivitet i cili kishte edhe praninë e kryeministrit Rama.
Rama deklaroi se ky konkurs është pjesë e programit për rilindjen urbane, ka për qëllim rikonceptimin e kësaj hapësirë, që deri më tani është thjesht grumbullim fjetoresh të degraduara ndër vite.“Ne kemi bërë një sërë garash në dy nivele, në këtë nivel që është i pari i kërkesës për të marrë programe inovative dhe në nivelin e zhvillimit të rajoneve, që ka çelur një program të tërë për rilindjen urbane.
Ne kemi në dispozicion një sërë dosjesh frymëzuese. Ne jemi të gatshëm që ti financojmë. Kam parasysh dosjen e disa projekteve për bregun e Jonit, projektin për ishullin e ri në Berat, kam parasysh projektin e parkut të liqenit, projektin e vijës së re të liqenit të Pogradecit etj. “- tha Rama, duke theksuar se këto projekte të reja do t’i japim më tepër mundësi edhe të rinjve.Më tej, kryeministri deklaroi se do happen edhe konkurse të veccanta për ristrukturimin e një sërë objektesh, thuajse të degraduara si vila e Enver Hoxhës, Muzeu Kombëtar etj. që t’i kthejmë në hapësira më akses më të lartë publik.
Projektet 1. BOLLES+WILSON Lusi Bernos Andrea Maliqari Besar Zilfa Denada Veizaj Arian Lako 2. Manfredo di Rabilant Gjergj Islami Giovanni Durbiano Luciani Luciano ICIS srl Alessandro Armando Marta Bottero 3. (dp)a Studio-Cosistudio -UrbanFormGrammars research -Daniela Novella- PRG0 B R architektur-KLODIODA 4.Thomas Raynaud – Elias Guenoun Architecture – Uho – Camille – Frechou – ANTONIE Espinasseau – Bollinger + Grohmann – VPEAS 5. Edi Çomi –Enton Kristo 6. BAUKUH – LIST – ABKONS - F&M INGEGNERIA - SPACE CAVIAR - BODA` 7. Architekturburo Leinhaupli – Neuber Gmbh Markus Neuber –STUDIOARCH4 8.Atena Studio – Dea Studio