Prezantohet draft raporti: PE mbeshtet Shiperine ne rrugen e Intergrimit
Ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian është prezantuar draft- raporti për Shqipërinë dhe vazhdimi i mëtejshëm i negociatave.
Në fjalën e saj përgatitësja e draft-raportit eurodeputetja Isabel Santos u shpreh “Vendi është tejet i polarizuar, por ne nuk duhet të ndërhyjmë në të. Në Draftin që kam propozuar ka dy linja logjike. Kërkesat që ne I kemi për vendin duhet të vazhdojnë. Vazhdoj të kem disa shqetësime. Jam e shqetësuar për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin politik. Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit. Reforma gjyqësore duhet të përmbushet dhe për këtë të gjitha palët janë të vetëdijshëm.“
Ndërkohë që u shpreh e shetësuar se një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë po largohen nga nga vendi dhe për këtë kërkoi ndërhyrjen e BE. Santos vlerësoi arritjet politike në vend dhe theksoi se vendi meriton mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. “Partitë politike kanë punuar shumë për të arritur në një marrëveshje. Palët arritën të tejkalojnë ndasitë. Shqipëria ka ngelur mbrapa në rrugën e integrimit dhe kjo është dekujaruese për vendin dhe Ballkanin”./Burimi: Shqiptarja.com