Secondary Adv

Rregullore e re per pasagjeret: Ngrihet njesia kunder migracionit te paligjshem

Të dhënat e pasagjerëve që transferohen nga kompanitë ajrore, do përpunohen nga njësia e informacionit të pasagjerit, që do ngrihet pranë Departamentit të Policisë Kriminale.

 

Tashmë të dhënat e pasagjerëve, që transferohen nga transportuesit ajrorë, do të përpunohen nga Njësia e informacionit të pasagjerit, që do të ngrihet pranë  Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, e cila do të mbajë përgjegjësinë për këto të dhëna. Kjo strukturë do të grumbullojë të dhënat e pasagjerit, si kodin e konfirmimit të rezervimit, datën e rezervimit dhe të lëshimit të biletës, emrin dhe mbiemrin, adresën dhe të dhënat e kontaktit, bagazhin etj duke i dorëzuar pranë autoriteteve përgjegjëse për kontrollin kufitar, me qëllim parandalimin emigracionit të paligjshëm dhe përmirësimin e kontrollit kufitar.

 

Sipas vendimit të botuar në fletoren zyrtare, çdo punonjës që përpunon të dhëna të pasagjerit apo vihet në dijeni të tyre, nuk mund të bëjë të njohur përmbajtjen e këtyre të dhënave, ata detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë. Në çdo rast kur konstatohet se të dhënat nuk janë dërguar, apo kur të dhënat e dërguara janë të paplota, të rremë autoriteti përgjegjës për kontrollin kufitar vendos sanksionet kundrejt transportuesit ajror nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë për çdo pasagjer. Ndërsa në rastet e shkeljeve të rënda apo të përsëritura të detyrimeve, mund të vendoset pezullimi i përkohshëm ose heqja e licencës së veprimtarisë./Burimi: Scan


Më të lexuarat