Secondary Adv

Ish-hotel Dajti do te restaurohet si Monument Kulture i Kategorise II

 

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pranë Ministrisë së Kulturës ka miratuar së fundi projektin për restaurimin e ish-hotel Dajtit, si Monument Kulture i Kategorisë II, duke ruajtur të pandryshuar pamjen e tij të jashtme dhe duke respektuar rifiniturat, volumetrinë ekzistuese dhe të gjitha dëshmitë historike të tij.


Gjatë mbledhjes që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës, KKR shqyrtoi ndërmjet të tjerash projektin për “Rikonstruksionin dhe ndërtimin e objektit ish-Hotel Dajti, Tiranë-Projekti i Zbatimit”, me porositës Bankën e Shqipërisë.


“Pas disa orësh diskutimi të alternativave dhe të hapësirave ligjore, KKR thellësisht e shqetësuar për gjendjen e degraduar të godinës së ish-Hotel Dajtit, me synimin për të shpëtuar objektin nga degradimi i mëtejshëm, mbështetur në kompetencat dhe detyrimet ligjore të saj, vendosi që të miratojë restaurimin e objektit “Ish-Hotel Dajti”, si Monument Kulture i Kategorisë II”, thuhet në njoftimin për shtyp. Gjithashtu bëhet e ditur se në mbledhje u vendos që të mos miratohen të gjitha shtesat e tjera të propozuara nga projekti brenda perimetrit të territorit të objektit.


Vendim KKR për objektin ish-Hotel Dajti

Më datë 01.06.2015, në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u shqyrtua ndërmjet të tjerash, projekti:

"Rikonstruksioni dhe ndërtimi i objektit ish-Hotel Dajti Tiranë-Projekti i Zbatimit", me porositës Bankën e Shqipërisë.
Pas disa orësh diskutimi, të alternativave dhe të hapësirave ligjore, KKR thellësisht e shqetësuar për gjendjen e degraduar të godinës së ish-Hotel Dajtit, me synimin për të shpëtuar objektin nga degradimi i mëtejshëm, mbështetur në kompetencat dhe detyrimet ligjore të saj, vendosi:
1) Të miratojë restaurimin e objektit "Ish-Hotel Dajti", si Monument Kulture i Kategorise  II, duke ruajtur të pandryshuar pamjet e tij të jashtme dhe duke respektuar rifiniturat, volumetrinë ekzistuese dhe të gjitha dëshmite historike të tij.
2) Të mos miratojë të gjitha shtesat  e tjera të propozuara nga projekti brenda perimetrit të territorit të objektit./ATSH


Më të lexuarat