Zbardhen te dhenat per 2020: Blerjet e energjise arrijne 100 mln euro
Rreth 14 mln euro është vlera e shpenzuar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë për blerje energjie, për plotësimin e nevojave konsumatore për periudhën 23 nëntor- 13 dhjetor.
FTL, që është një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE ka kryer 4 procedura për sigurimin e energjisë, teksa çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia për dhjetorin ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 89.16 lekë/Mwh. Me blerjen e fundit fatura për blerjen e energjisë përgjatë vitit 2020 shkon plot 100 mln euro.
Sipas të dhënave zyrtare, 60.1 mln euro u shpenzuan për periudhën janar-gusht, ndërkohë që pjesa tjetër është përpunuar nga TV SCAN sipas të dhënave të bëra publike nga OSHEE dhe i takon energjisë së blerë në periudhën nga shtatori deri në mesin e muajit dhjetor. Megjithatë, kjo nuk është fatura përfundimtare për vitin 2020, duke qenë se FTL ka nisur edhe një tjetër procedurë blerjeje prej 72800 Mwh për periudhën 14-20 dhjetor.
Ky vit është dominuar nga shpenzime të larta për blerjen e energjisë, teksa një zbutje e faturës u vu re në muajin tetor, në raport me muajt paraardhës, e ndikuar nga reshjet gjatë këtij muaji. Megjithatë, faturat e kripura për pjesën tjetër të vitit reflektojnë uljen e prodhimit të energjisë për shkak të situatës jo të favorshme hidrike, ndërsa nxjerrin edhe një herë në pah nevojën që ka vendi ynë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë./Burimi: SCAN