Secondary Adv

NDI shpall thirrjen per ndertimin e qendres se vizitoreve ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI NDËRTIMI I QENDRËS SË VIZITORËVE NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Instituti Demokratik Amerikan (NDI) në Shqipëri në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë fton kompani ndërtimi për të shprehur interesin e tyre në thirrjen para-kualifikuese për ndërtimin e qendrës së vizitorëve në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërtimi i Qendrës së Vizitorëve realizohet në kuadër të projektit për Mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar (PACEP), të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Autoriteti kontraktues do të jetë Instituti Demokratik Amerikan (NDI).

 

Kontakt:

E-mail: egjergji@ndi.org
Tel: +355 44 533 03
Adresa: St.Donika Kastrioti, Pallati 14, Ap. 3/A


Më të lexuarat