Shtyhet nisja e shkolles ne Janar: Ja dy datat qe po diskutohen
Ministrja e Arsimit deklaroi për herë të parë se shkolla pas festave nuk do nisë në datë 4 si në program, por në 11 ose 18 Janar për shkak të pandemisë.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi. Po ashtu ajo theksoi se efikasiteti i mësimit online nuk është i njëjtë me mësimin fizik, por Kushi tha se për të parandaluar përhapjen e Covid-19 u mor vendimi për procesin e mësimit online dhe të alternuar. Më herët Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi për ABC se kishte në shqyrtim variantet për afrimin e orës policore dhe zgjatjen e pushimeve dimërore për kopshtet dhe shkollat. Ndërsa shefja e Survejancës dhe Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, apeloi për të festuar në familje pasi thotë se koronavirusi në vend po vijon përhapjen me intensitet të lartë./Burimi: abcnews.al