Secondary Adv

Falen gjobat per sigurimet, perfitojne 38 mije biznese

 

Komisioni për Ekonominë miratoi dje projektligjin për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike.


Nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 38 mijë biznese, të cilëve u falen në total 3 miliardë lekë. Anëtarët propozuan që gjobat të cilat janë në proces apelimi administrativ apo në proces gjyqësor falen sipas përcaktimeve të nenit 1 të këtij ligji, nga data e hyrjes së tij në fuqi.
Deputeti i PD-së, Ridvan Bode kërkoi që ky lehtësim fiskal të përfshijë jo vetëm gjobat, por edhe kamatëvonesat, si dhe të zgjatet afati kohor edhe në këtë vit. Sipas Bodes, kjo falje duhet të jetë në masën 100%.


Falja
Bazuar në gjendjen e detyrimeve, pagesave, gjobave e kamatëvonesave, nëpërmjet këtij projektligji parashikohet që nga falja e gjobave të përfitojnë mbi 38 mijë subjekte, me një vlerë prej rreth 3 miliardë lekësh.


Nga ana tjetër, nëpërmjet zbatimit të këtij ligji do të arkëtohen rreth 5 miliardë lekë kontribute të papaguara dhe mbi 1. 5 miliardë lekë kamatëvonesa.
Në total, pritet që të arkëtohen rreth 6. 5 miliardë lekë. Shumat e gjobave dhe kamatëvonesave varen nga momenti i likuidimit të detyrimit, parashikohet që këto efekte të jenë edhe më të larta./Balkanweb


Më të lexuarat