Secondary Adv

Miratohen ndryshimet ne Kodin Penal: Ashpersohen denimet per ndertimet pa leje

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar disa ndryshime në Kodin Penal të cilat ashpërsojnë dënimet për ndërtimet pa leje. 

 

Komisioni Parlamentar I Ligjeve ka miratuar të hënën disa ndryshime në Kodin Penal të cilat ashpërsojnë dënimet për ndërtimet pa leje, veçanërisht kur ato sjellin pasoja të rënda në jetët e qytetarëve. Me dënime të ashpra penale do të përballen jo vetëm ndërtuesit që shkelin ligjin, por edhe mbikëqyrësit apo kolauduesit e punimeve, të cilët në raste ekstreme mund të dënohen edhe me 15 vite burgim. Komisioni Parlamentar I Ligjeve ka miratuar edhe disa ndryshime që përcaktojnë se veprat penale në fushën e zgjedhjeve do të hetohen nga SPAK. Komisioni Parlamentar I Ligjeve miratoi edhe disa ndryshime të lindura nga marrëveshja politike e 5 qershorit, të cilat kanë të bëjnë me transparencën e hetimeve për Krimet zgjedhore./Burimi: SCAN


Më të lexuarat