Secondary Adv

Miratohet regjistri i llogarive bankare: Synohet shmangia e pastrimit te parave

Komisioni i Ekonomisë ka shqyrtuar dhe ka miratuar projektligjin “Për Regjistrin Qendror Të Llogarive Bankare”, që ka për synim krijimin e një regjistri qendror.

 

Ky projektligj ka për synim parandalimin e pastrimit të parave, pasi të gjitha llogaritë do të kontrollohen nga institucionet tatimore në mënyrë që të gjurmohen pasuritë e dyshimta.“Qëllimi është krijimi i kushteve për të parandaluar përdorimin e institucionit financiar për pastrimin e parave. Ky informacion do të ruhet për 10 vite nga mbyllja e llogarisë bankare dhe e kasetës, dhe më tej pas këtij afati ky informacion do të fshihet nga regjistri”, u shpreh Vjerro. Regjistri qendror do të ngrihet nga AKSHI ndërsa zëvendësministrja Vasilika Vjerro është shprehur se s’do ketë kosto shtesë. “Ne e kemi tashmë të ngritur sistemin e shkëmbimit të informacionit, që do të shërbej si bazë për ngritjen e sistemit të regjistrit të llogarive bankare”, tha zëvendësministrja.

 

Pjesë e këtij regjistri do të jenë edhe llogaritë bankare të mbyllura në 5 vitet e fundit. “Është pjesë e hetimeve që kryhen dhe është e nevojshme që ky informacion të jetë pjesë e këtij sistemi pasi mund të ketë shumë individ, mund të ketë pak mund të mos ketë edhe fare por direktiva e kërkon që të jetë i disponueshëm për subjektet që do të hetojnë për subjekte, individë apo tatimpagues të caktuar”, deklaroi Vjerro. Në këtë regjistër nuk do të deklarohet gjendja e llogarisë bankare apo edhe përmbajtja e kasetës së sigurisë. Peshë të madhe në mbarëvajtjen e këtij procesi kanë institucionet financiare, të cilat do të ndëshkohen me gjoba nëse bëjnë raportim të rremë të dhënave të llogarive bankare./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat