Rritet kostoja e ndertimit te banesave ne tremujorin e pare te 2015
Kostot e në sektorin e ndërtimit të banesave u rriten në tremujorin e parë të vitit 2015, kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve për makineri, raportoi INSTAT.
Në tremujorin e parë 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,4 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime makinerie” me 0,7 % duke u ndjekur nga grupi “Shpenzime page” me 0,6 %.Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, ulja më e madhe vjetore vërehet në indeksin e grupit ”Shpenzime energjie” me 0,9 % duke u ndjekur nga grupi “Shpenzime materiale” me 0,8 %. Në tremujorin e parë 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është – 0,2 %.
Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është ulur me 2,5 % krahasuar me tremujorin e katërt 2014. Brenda këtij grupi uljen më të madhe e patën nëngrupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” respektivisht me 3,2 % dhe 0,9 %.Krahasuar me tremujorin e katërt 2014, grupi “Shpenzime energjie” pati një ulje me 0,8 %. indekset e grupeve “Shpenzime të tjera” dhe “Shpenzime page” u rritën respektivisht me 3,5 % dhe 0,1 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.