Secondary Adv

OBSH ben bilancin: 14 per qind e te infektuarve ne bote punonjes shendetesie

Punonjësit shëndetësor përbëjnë 3%  të popullatës së botës, megjithatë nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 14% prej tyre janë punonjës shëndetësie.

 

Këtë konstatim e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për media në Gjenevë, transmeton Telegrafi. Tedros Gebreyesus, ka lavdëruar punën e palodhshme të punonjësve shëndetësorë në tërë botën, ku nga dëshira e madhe për t’i shpëtuar qytetarët e kanë pësuar me jetë shumë infermier e mjekë. “Pandemia na rikujton të gjithëve për punën heroike të punonjësve shëndetësorë, që do ditë luftojnë me pandeminë e COVID-19. Janë vetëm tre përqind në botë, por 14 nga numri i përgjithshëm të infektuarve janë punonjës shëndetësorë”, ka shtuar Tedros./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat