Secondary Adv

Kamza shpall tenderin: 39.3 mln leke per rikonstruksionin e rruges Berisha

Bashkia Kamëz ka shpallur një tender me fond 39.3 milionë lekë, për rikonstruksionin e rrugës “Berisha”.

 

Konkretisht bëhet fjalë për segmentin nga “Rrethrrotullimi Qëndror”, deri te rruga “OSBE”. “Rruga propozohet të trajtohet me një sens lëvizjeje për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve. Të parashikohen trotuaret në rrugë me shtresa sipas standardeve të përcaktuara nga Bashkia Kamëz dhe me profile tërthorë të përcaktuar me profil minimal 4 m. Rruga të trajtohet me profil minimal 15-17 m. Të parashikohen në projekt dhe korsi biçiklete në dy anët. Rrugët dytësore parashikohen hyrjet daljet” specifikohet në detajet bashkangjitur tenderit. Sipas dokumentacionit përkatës të tenderit, periudha kohore brenda së cilës do të ekzekutohen punimet është 2 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: SCAN

 


Më të lexuarat