Secondary Adv

Presidentja e KE: Europa nis vaksinimin perpara fundit te 2020

Presidentja e KE ka lajmëruar se Agjencia Evropiane e Barnave do të mbajë një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer/BioNTech përpara Krishtlindjeve.

 

Sipas presidentes vaksina do të fillojë të shpërndahet në Evropë përpaa fundit të vitit 2020 dhe do të nis puna për vaksinimin e qytetarëve. “Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive. Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve. Më shumë gjasa, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkruan Presidentja e KE./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat