Secondary Adv

Shifrat e diaspores. 1.68 mln shqiptare jetojne jashte vendit

Nga “Scan Intelligence Unit”

Numri i individëvë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë është rritur me 2.6% gjatë 2019-ës tregojnë shifrat zyrtare nga Instuituti i Statistikave. Numri i vlerësuar nga INSTAT i diasporës arrin në shifrën 1.684.135 individë ku nga këto 884719 janë meshkuj dhe 799416 janë femra. Nga përllogaritjet tregohet se diaspora përbëhet nga një popullsi relativisht e re ku pjesën më të madhe e zë mosha 15 deri në 64 vjeç.

Diaspora, Janar 2020


Nga të dhënat shohim se numri i individëve ka ardhur duke u rritur nga viti 2019 në vitin 2020 me 2.6% për meshkujt dhe 2.7% për femrat. Rritja e numrit të përgjithshëm të emigrantëve fiskohet në 42781 individë.

 

Rritja e numrit të emigrantëve

Përsa i përket shpërndarjes së emigrantëve nëpër vendet kryesore shohim gjithashtu ndryshime nga viti në vit. Vendi kryesor ku është përqëndruar diaspora shqiptare është Greqia e ndjekur nga Italia, edhe pse në vitin 2019 numri i emigrantëve në Greqi ka rënë. E njëjta gjë ka ndodhu edh në itali, në rënie prej 0.2%. Në vende si SHBA-ja, Gjermania, Belgjika, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar numri i emigrantëvë për vitin 2019 është rritur.

 

Shpërndarja e emigrantëve sipas destinacioneve (1995-2019)

Të dhënat tregojnë se emigracioni shqiptar është i dominuar nga faktorë ekonomik, pra arsyet ekonomike janë arsyet kryesore pse shqiptarë largohen nga vendi i tyre. 83.7% e individëve largohen për arsye punësimi dhe 3.5 % lagohen për arsye studimi.


Më të lexuarat