Perfundon tuneli i Qafe Buallit ne rrugen e Arberit
Tuneli i parë i Rrugës së Arbrit, që është financuar në këto 18 muaj, tashmë është përfunduar dhe po punohet për sistemin e ndriçimit. Pasnjë përqendrimi të fortë mbi rrugën e Arbrit, në vjeshtë nis jetësimin një investim madhor jo vetëm për Bulqizën, por për të gjithë qarkun e Dibrës.
Sot rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale që shfaqet vetëm nëpër fushata, por është një realitet mbi të cilin ne po punojmë fort dhe kemi siguruar tashmë edhe financimin për pjesën më të vështirë të këtij aksi strategjik për vendin, me një nga kompanitë më të mëdha të Kinës. Kështu e ka komentuar Kryeministri Edi Rama projektin për ndërtimin e pjesës më të vështirë të rrugës së Arbrit, segmentin prej rreth 27 km, Tujan-Ura e Vashës, ndërtimi i së cilit do të nisë shumë shpejt.
“Nga vjeshtë fillon Rruga e Arbrit me tunelin e dytë, shumë më i gjatë se ky dhe me urën e Vashës që është shumë e lartë dhe një nga veprat e rralla në Shqipëri. Ky është premtimi kryesor që ne kemi dhënë për gjithë qarkun e Dibrës. E dyta, ajo që premtuam ishte mosha 55 vjeç për minatorët. Premtim i mbajtur. Tashmë ligji ka dalë dhe ka filluar zbatimi.
Premtimi i tretë madhor për Bulqizën dhe qarkun e Dibrës është pusi i thellësisë, sepse janë 800 familje, minimumi, që mbahen me të. Tashmë, pusi i thellësisë është realitet. Qyteti mori nga 6 orë në ditë, 24 orë ujë në ditë. Nuk ka tre ditë që bashkë me kryetarin dhe kryetarin e ri hapëm rubinetat dhe uji vërshoi. Pra, nuk flasim për një gjë që do të vijë nesër, por për një realitet. Sot, qyteti i vjetër i Bulqizës ka 24 orë ujë”, deklaroi ministri Cani.
Kryeministri Rama u shpreh se vetë kjo vepër domethënëse e këtij tuneli të domosdoshëm për Rrugën e Arbrit, që u financua dhe u realizua në kohë rekord, tregon sa shumë më tepër do të ishte bërë në këtë kohë, nëse nuk do të kishte dalë përpara një mal me borxhe për t’i shlyer dhe nëse nuk do të ishim shlyer deri tani, 550 milionë dollarë për borxhe të prapambetura të qeverisë tjetër.
“Gjithsesi, me këtë tunel jepet edhe mesazhi shumë i qartë për të gjithë Dibrën, që rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale që shfaqet vetëm nëpër fushata, por është një realitet mbi të cilin ne po punojmë fort. Kemi siguruar edhe financimin për pjesën më të vështirë, me një kompani ndër më të mëdhatë e Kinës.
Nga ana tjetër ardhja e ujit 24 orë në një qytet minatorësh, që ishte harruar 25 vjet dhe as ujë nuk kishte, është një lajm i mirë, i realizuar edhe ky në këtë periudhë. Plus transformimi i vetë qytetit, nga një qytet i dëshpëruar, që ishte tamam si fasada e dëshpërimit, ku i vetmi lajm dhe e vetmja arsye pse flitej për Bulqizën ishte kur vdisnin minatorët, të kthehet në një qytet të jetueshëm cilësisht nga ata që e banojnë” u shpreh Kryeministri.