Secondary Adv

Indeksi i kapitalit njerezor 2015, Shqiperia e fundit ne Ballkan

 

“World Economic Forum” e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Ballkan për treguesin e kapitalit njerëzor. Vendi ynë zë vendin e 66-të ndërmjet 124 shteteve në indeksin e publikuar, por ka një rritjeme 10 vende krahasuar me një vit më parë, për të njëjtin studim.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rritjeje, duke u bazuar në këtë studim, pikët në rang botëror të vendit tonë janë 67.2, e fundit në rajon, ku kryeson Kroacia me 75.37 pikë, Serbia me 70.97 pikë dhe Maqedonia me 69.31 pikë. Kroacia është e 36-ta në botë, Serbia e 50-ta, Maqedonia e 55-ta, kurse vendi ynë i 66-ti. Ka surprizuar Greqia, e cila renditet e 40-ta në mesin e 124 ekonomive botërore.


Lista kryesohet nga Finlanda, ndjekur nga Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe e pesta Japonia. Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe përzier kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson 124 ekonomitë.Indeksi mbështetet në katër themele studimore për përcaktimin e treguesit të kapitalit njerëzor: Arsimi, shëndeti dhe mirëqenia, forca e punës dhe punësimi si dhe mundësitë.


Zëri i parë përfshihen treguesit arsimorë në sasi dhe cilësi në çdo nivel, parashkollor, parauniversitar dhe universitar me forcën e punës sot dhe për të ardhmen. Shëndeti dhe mirëqenia theksojnë gjendjen psikofizike të popullatës që nga vegjëlia deri në moshën madhore.
Treguesi i tretë mbështetet te mjaftueshmëria e përvojës në punë dhe aftësimi i popullatës në moshën për punësim të një vendi. Së fundi, mundësitë për gjendjen ligjore, punët publike dhe infrastrukturën për ta shndërruar në tregues të kapitalit njerëzor.


Më të lexuarat