Secondary Adv

Prodhuesit kerkojne pakete te 3 ndihme: 180 mln euro humbje, po falimentojme

Në ditët e fundit të vitit 2020, industria fasone ripërsërit edhe një herë kërkesën për qeverinë për një paketë të tretë mbështetëse për qeverinë. 

 

Ndihma financiare që ata kërkojnë është 52 milionë euro, e cila do të ndahet në tre drejtime kryesore. Ndarja është bërë në bazë të një anketimi që ata kanë kryer tek fabrikat e veshjeve dhe këpucëve të cilat kërkojnë 32 milionë euro për rinovim dhe diversifikim të makinerive dhe teknologjisë, 15 milionë euro për kapital qarkullues për të vijuar prodhimin dhe 5 milionë euro për lëndë të para. Sipas të dhënave të bëra publike në anketim thuhet se pandemia iu ka shkaktuar humbje deri më tani në vlerën e 180 milionë eurove përpos largimeve të shumta nga puna të punonjësve.

 

“Ky sektor siguroi 40 përqind të eksporteve të Shqipërisë për vitin 2019 në total eksportet ishin 2.1 miliardë euro, me mbi 800 milionë euro të siguruara nga kompanitë e veshjeve dhe këpucëve. Në bazë të dhënave të INSTAT, eksportet e vendit si total gjatë periudhës prill-qershor 2020 ranë me 32 përqind”, thuhet në konkluzionet e anketës. 

 

Sipas tyre ndihma është e domosdoshme në një kohë kur shumica e fabrikave prodhuese të industrisë së veshjeve dhe këpucëve po punon sot për mbijetesë, ndërsa tre në katër sipërmarrës të sektorit mendojnë të shesin biznesin e tyre. Ndër problemet kryesore aktuale ata listojnë mungesën e likuiditetit për të paguar punonjësit, për të kryer investime, kanë mungesë fuqie punëtore të kualifikuar, apo edhe akses të dobët në tregun bankar për kredi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat