Secondary Adv

Zyrat e aplikimit per pasaporta mbyllen me 31 dhjetor: Ja kur rinis sherbimi

Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, me 31 dhjetor nuk do ofrojnë shërbim. 

 

Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021. Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat