Shifrat e infektimeve te larta: Gjermania pritet te zgjase masat anti-Covid
Për shkak të situatës epidemiologjike aktuale në Gjermani, Angela Merkel dhe drejtuesit politik rajonal pritet të bien dakord për zgjatjen e masave anti-COVID.
“Shifrat e infektimeve janë ende shumë të larta, kështu që na duhet të zgjasim kohëzgjatjen e masave”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. Shkalla e infektimeve duhet të ulet në mënyrë të qëndrueshme ka shtuar ministri dhe se kjo është një zgjidhje më e mirë se sa të lirohen masat tani dhe më vonë të vijnë pasoja më të rënda. Qeveria Gjermane dhe përpara Krishtlindjes, kishte vendosur masa tepër të ashpra anti-COVID, po pavarësisht kësaj infektimet në vend kanë vazhduar të rriten.
Numri total i infektimeve ka shkuar 1,783,896, ndërkohë që numri i viktimave është 35,105 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë kështu vendi i 10 në botë më i goditur nga koronavirusit. Gjermania ka qenë një ndër ato shtete të cilat janë përballur më së miri fillimisht me pandeminë, por duket sikur vala e dytë e COVID-19 ka gjetur të papërgatitur këdo./Burimi: Shqiptarja.com