Ngrihet qendra e pare e vaksinimit per Covid: Ja kur pritet te nise fushata
Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në vendin tonë do të nisë në javën e tretë të muajit janar.
Tashmë duket se çdo gjë në vendin ton është bërë gati dhe ngelet vetëm pritje për mbërritjen e vaksinës anti Covid. Vaksinimi do të kryhet në ambientet e stadiumit kombëtar. Ndërkohë lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Edi Rama, në konferencën e parë për 2021, i cili ka theksuar se ka mundur që të sigurojë 500 mijë dozat e para të vaksinës nga Pfizer dhe në mes të muajit janar do të nis dhe vaksinimi, ku të parët që do të fillojnë një fushatë të tillë do të jenë mjekët dhe pjesën më vulnerabël.
“Në të gjitha rastet ne fillojmë në javën e tretë të janarit. Por le të shpresojmë që do të fillojmë më shpejt. Jemi në komunikime nga të katër anët. Dhe kemi besim se do të mund të fillojmë dhe më shpejt falë disa kanaleve preferenciale që kemi hapur. Jemi në një fazë realisht shumë pozitive përsa i përket perspektivës të kësaj nisme. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe njëhkohësisht kemi garantuar një trend vaksinimi, që i përgjigjiet strategjisë dhe që janë të kalendarizuara. Nga fillimi deri sot ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi gjithmonë një hap përpara”, tha Kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qendra të tjera do të hapen paralelisht edhe në zona të tjera të Tiranës, ndërsa radhën më pas e kanë Vlora e Shkodra. “Janë marrë masat për të gjithë elementët e sigurisë. Do të kemi skuadrat e vaksinatorëve, të mjekëve si dhe të koordinatorëve që do të lehtësojnë këtë proces. Do të kemi ekipet e urgjencës për çdo eventualitet të cilët do të vendosen në postacione të përcaktuara, qoftë jashtë “Arenës”, qoftë në ambientet e vetë stadiumit.
Aktualisht janë vendosur dhe po vijojnë të vendosen postacionet. Janë rreth 20 postacione deri tani. Por në fakt në terësinë e unazës të gjithë “Arenës” do të jenë 60 postacione për vaksinimin. Planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60, ndoshta diçka më shumë qytetarë. Dhe do të vijojmë kështu 8-10 orë në ditë. Sigurisht që vaksinat e para që do të vijnë i dedikohen sipas planit tonë të vaksinimit grupeve të riskut”, deklaroi Manasirliu.
Ndër të tjera ai ka theksuar se janë në bisedime dhe me AstraZeneca dhe Moderna për të siguruar dozat e duhura për vaksinimin e popullsisë. Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar një rënie e numrit të rasteve të reja me koronavirus, ku nga 1281 testime janë konfirmuar 185 raste të reja dhe 6 humbje jete./Burimi: abcnews.al