Secondary Adv

Taksat per mjetet nuk do shtyhen- Gonxhe: Rezervimet per kolaudimin online

Kreu i DPSHTRR, Gonxhe në një intervistë u shpreh se taksat e mjetit nuk do të shtyhen, si dhe tha se rezervimet do bëhen online.

 

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe tha se kolaudimi i makinave do të shtyhet për 3 muaj. Ai shtoi se brenda janarit, pritet miratimi i aktit normativ në Kuvend. “Afati për kolaudimin shtyhet për 3 muaj. Është dashur 1 vit që koncesionari të marrë shërbimin dhe ta nisë nga fillimi. Pritja ka të bëjë me kontrollin cilësor ndaj qytetarëve, por edhe për shtetin vetë. Brenda janarit, pritet miratimi i aktit normativ në Kuvend. Çdo datë skadence shtyhet me tre muaj. Kjo është një ndihmë ndaj qytetarëve, sepse shtyn edhe afatin e pagesës. Mjetet këtë vit qarkulluan më pak.

 

Parlamenti pritet që të na zyrtarizojë këtë gjë”, tha Gonxhe. Blendi Gonxhe u shpreh se taksat e mjetit nuk do të shtyhen, kurse tha se rezervimet do bëhen online. “Nuk kemi mundësi të shtyjmë edhe taksat e mjetit. Procesi nuk është i lehtë, pasi na duhet të përditësojmë programin, na duhet të lidhim sistemin. Kjo gjë kërkon kohë. Koncesionari të zbatojë rregullat ose ndryshe të largohet. Nuk do luhet më me rezervimet. Sistemi i ri është duke u mbaruar, shumë shpejt do jetë online në E-Albania”, deklaroi Gonxhe./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat