Secondary Adv

Qipro ne karantine per here te dyte: Nga 10 janari aplikon masa te reja

Duke nisur nga 10 janari, Qipro do të zbatojë masa të reja shtresë për frenimin e koronavirusit, duke bërë bllokimin e dytë.

 

Mësohet se sallonet e bukurisë dhe dyqanet e mëdha do të mbyllen, ndërsa shkollat do të vijojnë mësimin online. Ministri i Shëndetësisë, Konstantinos Ioannou në një konferencë shtypi tha se njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm dy herë në ditë për arsye specifike të tilla si blerja e artikujve ushqimorë ose ilaçeve dhe ushtrimet fizike. Ndërkohë që në fuqi do të mbetet ora policore duke nisur nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Qiproja ka regjistruar 26.208 infeksione me koronavirusin që kur rasti i saj i parë u regjistrua në fillim të marsit 2020 dhe 140 vdekje./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat