Situata me reshjet shqetesuese- ARRSH: Bllokohen akset rrugore kombetare
Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese.
Lumi Shkumbin po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar, për këtë arsye, zv. Kryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve që të mos afrohen për asnjë qëllim aty pranë. Në Shkodër, nën total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Problem mbetet gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Në Vlorë, situata paraqitet e qetë ku fatmirësisht nuk ka sipërfaqe dhe banesa të përmbytura.
Prefektura raporton se ka një rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë, por nuk përbën problem. Edhe në Korçë nuk raportohet për përmbytje, por mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona. Sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar akset rrugore kombëtare, Skuraj-Burrel, Peshkopi-Qaf Draje, Librazhd –Zgosht, për shkak të reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer gjatë natës dhe temperaturave të ulëta janë bllokuar.
Sipas të dhënave në rajonin jugor janë rikthyer reshjet e shiut gjatë natës, ndërkohë që në atë veriorin temperaturat kanë qenë të ulët gjë që ka sjellë ngrica të mëdha nga pesha e të cilave kanë rënë shtylla dhe pemë në rrugën Bajram Curri-Valbonë, ku është bërë ndërhyrja e menjëhershme me mjete e punëtorë që të kthejnë qarkullimin e mjeteve në gjendje normale. Megjithatë është duke u punuar për të bërë sa më shpejt të jetë e mundur pastrimin e tyre./Burimi: Shqiptarja.com