Vaksina e Pfizer: BioNTech synon te prodhoje 2 mld doza ne 2021
Kompania gjermane BioNtech, që ka zhvilluar vaksinën anti-COVID së bashku me kompaninë amerikane Pfizer, ka njoftuar se synon të prodhojë 2 miliardë doza në 2021.
Qëllimi i mëparshëm i kompanisë ka qenë të prodhojë 1,3 miliardë doza, por kjo ka ndryshuar. “Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”, tha kompania BioNtech gjatë një prezantimi të hënën. Kompania farmaceutike ka thënë se do të krijohen 4 pika prodhimi në SHBA dhe 3 vende të Evropës, duke dyfishuar kështu numrin e pordhimit të dozave të vaksinës këtë vit. Një zëdhënëse e BioNTech-ut tha se 50 milionë doza të vaksinës janë prodhuar në fund të vitit 2020, siç edhe ka qenë e planifikuar më parë, porse dërgesat janë lënë në pritje, derisa janë bërë porosi specifike, për të shmangur kohën e tepërt të magazinimit.
Një zëdhënës i tha Reuters se dorëzimi i vaksinës, e cili duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ftohta, ishte vonuar në disa vende sepse ato nuk ishin ende gati t'i merrnin ato. Puna e përbashkët mes 2 kompanive ka nisur sapo COVID-19 ka goditur tokën, por vetëm tani ajo është bërë e mundur të përdoret masivisht nga qytetarët./Burimi: Shqiptarja.com