Secondary Adv

Projekti i rindertimit per Thumanen: Nis sot ndertimi i pallateve te reja

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli kanë inspektuar këtë të premte fillimin e punimeve për pallatet e reja në Thumanë.

 

Thumana e re po merr formë ditë pas dite me punë të pandalur, për të fshirë nga kujtesa e qytetit atë natë të tmerrshme të 26 nëntorit ku shumë qytetar humbën banesat e tyre dhe disa edhe të afërmit e tyre. Sot, Thumana është një qytet i tëri në kantier për ti dhënë banorëve të saj mundësinë për t’ju rikthyer jetës në një qytet që u ofron gjithçka të nevojshme për një jetesë të denjë, njësoj si çdo qytet europian. 

 

Kryeministri Rama bashkë me Behgjet Pacollin, i cili përmes fondacioni të tij do të japë kontribut në ndërtimin e njërës prej 14 godinave të banimit, ishin në Thumanë ku panë punimet jo vetëm të infrastrukturës lidhëse të godinave të banimit por edhe të shtëpive individuale dhe shkollave. Kreu i qeverisë i prezantoi punën e bërë deri më tani në Thumanë Pacollit.

 

“Gjithë hapësira ku do ndërtohet është trajtuar në fillim me shtresa sepse ishte zonë kënetore dhe kishte nevojë për konsolidim me ato shtresat e posatshme. Pastaj janë hapur të gjitha kanalet për të vendosur sistemet e ujësjellësit, të kanalizimeve të energjisë e të tjerat. Pastaj ka filluar puna me banesat individuale. Ka në gjithë zonën hapësira të gjelbërta dhe një park qendror në mes dhe në pjesën këtej do ndërtohen pallatet”, - u shpreh Rama. 

 

Rindërtimit i Thumanës ka hyrë tanimë në fazën e vet përfundimtare dhe në vjeshtë do të jetë realiteti i ri i një zone të goditur fort nga fatkeqësia natyrore. Fjala është për një kompleks, çdo ndërtesë ka 2700 metra katror, janë rreth 18 apartamente për ndërtesë me një hapësirë mesatare prej mbi 100 metra katror. Mund të them që këtu nuk bëhet fjalë për banim social por për banim luksoz. Nuk diskutohet që do ketë çdo shërbim publik”, - tha Pacolli teksa nuk ngurroi të shtojë se Thumana “do të jetë një qendër moderne dhe duke parë hapësirat përreth besoj që do jetë një qytet shumë i bukur në Shqipëri”.


Më të lexuarat