Secondary Adv

KE mbeshtet propozimin e Greqise: Certifikata e vaksinimit e rendesishme

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen të Enjten mirëpriti iniciativën e qeverisë greke që lejon njerëzit e vaksinuar të udhëtojnë lirshëm.

 

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen të Enjten mirëpriti iniciativën e qeverisë greke që lejon njerëzit e vaksinuar të udhëtojnë lirshëm dhe bëri thirrje për një certifikatë vaksinimi të njohur reciprokisht në të gjithë vendet e Bashkimit Europian. “Mendoj se është e rëndësishme. Siç e kam thënë, duhet të kemi një vërtetim mjekësor që tregon se personat janë vaksinuar”, është shprehur ajo gjatë një takimi me disa media portugeze. Leyen shton se “ky është një vendim politik dhe juridik, i cili duhet të diskutohet në nivel europian”.

 

Propozimi që Bashkimi Europian të rinisë udhëtimet trans-kufitare të pezulluara nga pandemia u propozua disa ditë më parë nga kryeministri grek. Kërkesa e tij vjen para sezonit veror, teksa turizmi mban një peshë të madhe të ekonomisë së shtetit helen. Por, “Çertifikata e vaksinimit”, që vërteton se një person është vaksinuar ndaj koronavirusit, do të përdoret edhe për lëvizjen brenda vendeve anëtare të BE-së me të gjitha mjetet e transportit.

 

Mitsotakis thotë se kjo do t’i shtyjë më shumë qytetarët që të vaksinohen dhe e cilëson një metodë të dukur për kthimin e normalitetit. Tema e “Çertifikata e vaksinimit” po sjell përçarje edhe mes përfaqësuesve kombëtarë të shteteve të botës pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është bërë e ditur nga autoriteteti shëndetësor rus. Media Interfax raporton se diskutimi për njohjen ndërkombëtare të vaksinave anti-covid po merr udhë dhe se OBSH po krijon një platformë për këtë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat