Secondary Adv

Deklarata e OBSH: Brenda 100 diteve e gjithe bota te kete siguruar vaksinen

Kreu i OBSH shprehu dëshirën që fushatat e vaksinimit kundër COVID të fillojnë në të gjitha vendet e botës, brenda 100 ditëve të ardhshme.

 

Kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu dëshirën që fushatat e vaksinimit kundër COVID të fillojnë në të gjitha vendet e botës, brenda 100 ditëve të ardhshme. “Unë dua që vaksinimi të fillojë në të gjitha vendet, brenda 100 ditëve të ardhshme, në mënyrë që punonjësit shëndetësorë dhe personat me rrezik të konsiderueshëm të kenë përparësi”, tha ai në një konferencë. Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të agjencisë vjen ndërkohë që fushatat kanë nisur tashmë në vendet e pasura./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat