Secondary Adv

Reshjet e bores dhe ngricat: ARRSH njofton gjendjen e akseve kryesore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën në akset rrugore, për shkak të pranisë së borës dhe ngricave në disa qarqe të vendit.

 

Përmes një postimi në Facebook, ARRSH bën me dije se të gjithë akset rrugore në të gjithë vendin janë të kalueshme. Gjithashtu ajo bën apel shoferëve që të të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. “Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖

 

📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë. ⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔”, shkruan ARRSH./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat