Secondary Adv

Rritja e rasteve ne javet e fundit: Shtyhen masat anti Covid ne vendin tone

Përsa i përket situatës epidemiologjike, ka bërë një vlerësim duke vlerësuar një rritje të incidencës dyjavore, e cila është 217 raste të reja për 100 mijë banorë.

 

Nga ana tjetër kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki duke rritur numrin e bashkive që ka raste të reja të infektuara nga 44 në 50 bashki ku janë identifikuar raste të prekur. Përsa i përket numrit të pacientëve të shtruar në spitalet tona Covid përsëri ballafaqohemi me një rritje të rasteve, por e qëndrueshme. Numrat e pacientëve të shtruar në spital kanë pësuar një rritje mesatare 14 ditore prej 273 shtrimesh. Gjithashtu ka pasur një rritje të rasteve të shtruar në terapi intensive nga 31 në 33. Gjithashtu rritje ka pasur edhe në zënien e shtretërve të spitaleve Covid. 

 

Komiteti Teknik duke u bazuar te vlerësimet e bëra ka marr si vendim shtyrjen e masave, pra qytetarët do të vijojnë të kenë orar kufizimi nga ora 22:00 – 06:00. Gjithashtu do të vijojë të mbetet pezullimi i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 këtu përjashtohet shërbimi delivery. Mësimi në universitete do të vijojë online deri në një vendim të dytë. Në lidhje me bllokimin e fluturimeve me Britaninë komiteti ka marr vendim që fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar të pezullohen deri në datën 1 Shkurt dhe më pas do të kemi një rivlersim të këtij vendimi./Burimi: Scan


Më të lexuarat