Secondary Adv

Sistemi i monitorimit te hidrovoreve: Ministria e Bujqesise shpall tenderin

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me fond 68.8 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik.

 

Ky projekt konsiston në mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit me kamera të hidrovoreve, për Ministrinë e Bujqësisë. Sipas specifikimeve të dokumentacionit bashkangjitur tenderit, kjo procedurë, e cila do të konsistojë në një kontratë 2 vjeçare me subjektin fitues, vjen për shkak të problemeve të njëpasnjëshme që sistemi mund të paraqesë. Shërbimet që sistemi kryen, referuar detajeve, është si më poshtë:

 

Regjistron dhe ruan imazhet për 15 ditë

Regjistron njëkohësisht imazhet lokalisht në NVR dhe në qendrën e kontrollit

Lejon regjistrimin e pamjeve edhe mbi bazë eventesh të paraprogramuara.

Garanton administrimin e pamjeve reale dhe atyre të regjistruara nëpërmjet një softëare.

 

Garanton pamje në kohë reale te ambienteve të monitoruara (neper Hidrovore dhe ne Ambjentet qendrore të Ministrisë), 24 orë në ditë, për 365 ditë të vitit

Lejon që në të njëjtën kohë të bëhet vëzhgimi real, regjistrimi i imazheve si dhe playback i pamjeve të regjistruara më parë.

Është në autodiagnostikim të përhershëm për të zbuluar problemet e mundshme dhe korrektimin e tyre.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik vjen në një kohë që vendi ka pasur përmbytje të vazhdueshme./Burimi: Scan


Më të lexuarat