Secondary Adv

Mbikqyrja e punimeve per mbikalimin tek TEG: ARRSH shpall fituesin

Një javë pas shpalljes së kompanive zbatuese të projektit të mbikalimit tek TEG, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur edhe kompaninë që do të bëjë mbikëqyrjen.

 

Në buletinin e APP u njoftua se bashkimin e operatoreve ekonomik ““P.C.S COMPANY” & “Engineering Consulting Group” & “ERALD –G”, & “INVICTUS”  kanë dhënë ofertën fituese me 10.5 milionë lekë. ARRSH bëri me dije se në procedurë morën pjesë të paktën gjashtë kompani ku të paktën tre prej tyre janë skualifikuar pasi kanë paraqitur sipas autoritetit kontraktor oferta më të ulëta sesa minimalja e lejuar. Kontrata me objekt “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij” u shpall në fund të vitit të kaluar me një fond limit 1.47 miliardë lekë.

 

ARRSH shpalli fitues kompaninë “ALB Building” me një ofertë 1.40 miliardë lekë. Po kështu u njoftua edhe kontrata për “Ndërtim rruga Palasë – Dhërmi”, me fondin limit 1.619.484.905 lekë (pa përfshirë vlerën e TVSH-së) ku fituese ishte Gjikuria me ofertë fituese në vlerën 1.56 miliardë lekë. Edhe kontrata tjetër “Studim Projektim zgjerim i segmentit rrugor, dalje Elbasan – Përenjas – Qafë Thanë” po e nisur nga ARRSH si proces prokurimi është finalizuar duke shpallur fituese “INFRAKONSULT”& “HMK-Consulting”  me një fond 61 milionë lekë megjithë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

 

ARRSH njoftoi se edhe për kontratën “Supervizion Punimesh Ndërtim rruga Korçë- Ersekë, Loti 2 (pjesa e pare)” tashmë ka një kompani fituese dhe është A & E ENGINEERING me ofertë 22.4 milionë lekë megjithë TVSH. Për kontratën “Supervizion Punimesh Ndertim rruga Porto Romano Durres, Loti 3” autoriteti njoftoi se “CIVIL CONS ” & “ENGINEERING CONSULTING GROUP” është kompania që do bëjë mbikëqyrjen gjatë zbatimit kundrejt ofertës 6.8 milionë lekë me TVSH. Në muajt e fundit të vitit të kaluar, ARRSH hapi një sërë procedurash prokurimi për projekte që shkonin në disa miliardë lekë duke nisur nga mbikalimi i TEG, tek rruga Dhërmi-Palasë apo lidhja e Autostradës Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit. Për këto procedura tashmë kanë përfunduar shumica e hallkave dhe pritet të nisë zbatimi./Burimi: Monitor


Më të lexuarat