Secondary Adv

Situata me Covid ne 24 oret e fundit: Ulet numri i infektimeve

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tona ka pasur një rënie të rasteve të infektimeve ku nga 2343 testime të kryera dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë. 

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

 

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.  

 

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)

Raste të reja ditore       292

Të shëruar në 24 orë     417

Të shtruar në spitale     282

Humbje jete në 24 orë   4

 

Testime ditore        2343

Testime totale           315,531

Raste pozitive            67,982

Raste të shëruara       40,870

Raste Aktive               25,831

Humbje jete               1281

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          14976

Fier              1947

Durrës          1427

Shkodër        1356

Vlorë            1032

Elbasan         1025

 

Lezhë        1013

Korçë          871

Berat          811

Dibër           499

Gjirokastër   486

Kukës         388/Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat