Secondary Adv

UKT tender per sistemet e sigurise: Kamera e sisteme alarmi ne 199 objekte

Vendosja e kamerave dhe sistemeve të alarmit në të gjitha depot e Ujësjellës- Kanalzime Tiranë pritet të kushtojë 999,8 mln lekë. 

 

Ky dikaster ka hapur tenderin, që klasifikohet mbi kufirin e lartë monetar, duke përfshirë si pjesë të garës edhe kompanitë ndërkombëtare. Objekti i këtij tenderi është “Shërbime të integruara dhe furnizim vendosje të pajisjeve elektronike”, ndërkohë që fondi limit i vënë në dispozicion përfshin vlerën e zbatimit, por edhe monitorimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë. Më konkretisht, vlera e zbatimit të objektit është 484.9 mln lekë pa TVSH.

 

Ndërkohë që, vlera e monitorimit dhe e mirëmbajtjes  të sistemit të sigurisë është parashikuar për 36 muaj nga data e kolaudimit të objektit  është  514.8 mln pa tvsh. Në total janë 199 objekte, ku pritet të instalohen sistemet e sigurisë. Depo uji në Lazaret, Sharrë, Vishnje, Qeha, etj. janë disa prej objekteve ku pritet të instalohen kamerat dhe sistemet e alarmit.

 

Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në datën 2 mars për të dorëuar ofertat e tyre, ndërkohë që afati për kryerjen e punimeve do të jetë 6 muaj nga data e lidhjes të kontratës. Ndërkaq, UKT thekson se vlerat e ofertës ekonomike të investimit dhe të monitorimit e  mirëmbajtjes të ofruar nga operatorët ekonomikë nuk duhet të tejkalojnë vlerën e fondit limit të parashikuar në njoftimin e kontratës për këto zëra, pasi në të kundërt oferta do të konsiderohet si ofertë e dhënë mbi fond limit./Burimi: Scan


Më të lexuarat