5 vendet me te mira per te jetuar dhe per te bere biznes ne vitin 2016
Rritja ekonomike, zhvillimi i pasurive të patundshme, infrastruktura, konteksti politik dhe mundësitë për tu argëtuar luajnë një rol jetik në marrjen e vendimit për të jetuar apo për të hapur një biznes në një vend të caktuar.
Më poshtë po listojmë disa nga vendet më të mira për vitin 2016, ku ju mund të vendosni të jetoni ose të investoni. Ata janë:
1. Shangai, Kinë
Shangai vitet e fundit është kthyer në qendër financiare globale. Ndërmjet viteve 2015 dhe 2030, të ardhurat e disponueshme në Shangai pritet të rriten me mbi 350 miliard dollarë, më shumë se të Londrës dhe Tokios. Në qoftë se jeni duke planifikuar për të lëvizur me familjen tuaj, qyteti tashmë është duke ndërtuar “Disneyland park”, i cili do të përfundojë këtë vit. Gjithashtu objektet e kujdesit shëndetësor dhe institutet e arsimit këtu janë në të njëjtin nivel me ato të Nju Jork-ut dhe Mbretërisë së Bashkuar.
2. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Ai është qyteti më modern i Lindjes së Mesme, ka një popullsi prej rreth 2.1 milion banorë dhe një sipërfaqe totale prej 4,114 km². GDP për frymë në Dubai është 24.866 dollarë. Me 0.72% në vit, Dubai ka një nga taksat më të ulta për pronën në botë. Gjithashtu këtu nuk ka tatim mbi të ardhurat, kështu që ju gjithçka keni fituar mund ta mbani për vete. Zhvillimi i qenrave të banimit në Dubai, përmirësimi i shpejtë i infrastrukturës, rendi dhe ligji janë ndër më të mirat në botë. Qyteti gjithashtu përmban institucionet shëndetësore dhe arsimore m ëtë mira në botë, pasi qeveria investon shumë në këto fusha.
3. Kuala Lumpuri, Malajzi
Kryeqyteti i Malajzisë është ndër 25 qytetet më të globalizuar të botës. Sipas disa të dhënave ai është destinacioni i 6 më i madh për investimet e huaja direkte. Objektet e kujdesit shëndetësor dhe ato arsimor janë nga më të mirat në rajon. Për biznesin në qytet është duke u zhvilluar projekti “Tun Razak Exchange,” i cili synon ta kthejë Kuala Lumpurin në një nga qendrat kryesore financiare në botë.
4. Johanesburg, Afrika e Jugut
Johanesburg është një nga qytetet më të mëdha të Afrikës së Jugut. Ai ka një popullsi prej 5,065,100 banorë dhe të ardhura për frymë 16,370 dollarë. Ky qytet shihet si qendra financiare e Afrikës dhe një numri i madh biznesesh vendorë dhe ndërkombëtarë kanë selitë e tyre këtu.
5. Mumbai, Indi
Mumbai është kryeqyteti financiar i Indisë. Popullsia e tij u rrit nga 9.9 milion në vitin 1991 në 12.4 milion në vitin 2011. GDP e Mumbait ishte 278 miliard dollarë në tetor të 2015-ës kurse të ardhurat për frymë arrinin në 7300 dollarë. Objektet e kujdesit shëndetësor këtu janë të standarteve të larta dhe trajtimi mjekësor është mjaft ekonomik.