Secondary Adv

Kompania ajrore Qatar Airways po planifikon te nise fluturimin me te gjate ne bote

Share on Google+

Kompania ajrore “Qatar Airways” është e gatshme të nisë fluturimin më të gjatë në botë. Ajo po mendon të vendosë një linjë të re nga Doha deri në Aukland.

 

Nëse linja e re vendoset, fluturimi do të jetë 14.538 kilometra i gjatë dhe do të zgjasë 18 orë e 34 minuta. Udhëtimi më i gjatë deri tani është Dallas-Sidnej i kompanisë Qantas. Ai është 13.804 kilometra dhe zgjat 16 orë e 55 minuta. Fluturimi më i gjatë i kompanisë ajrore “Qantas” do të jetë në datën 31 mars, kur Emiratet paralajmëruan vendosjen e linjës së re Dubai – Panama, i cili do të zgjasë 17 orë e 41 minuta. Por, linja që do të vendosë “Qatar Airways” do të thyejë  edhe këtë rekord. Konfirmimi për planet e Qatar Airways erdhi gjatë javës së kaluar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë Akbar Al Baker gjatë “Air Show” në Bahrein. Ai theksoi se dëshiron të vendosë  fluturime super të gjatë për në Aukland dhe Santiago.

 

 


Më të lexuarat