Secondary Adv

Ky eshte mini kamioni, i cili mund te udhetoje pa problem ne cdo lloj mjedisi

Share on Google+

Një dizenjator rus ka krijuar një mini kamion, i cili do ju vijë në ndihmë punëtorëve në mjedise ekstrme. 

Ai quhet “Sherp ATV”  dhe dominon jo vetëm mbi mjediset e ashpra, por edhe në ujë, akull dhe borë. Ai është 27. 9 cm i gjatë, i pajisur me goma të mëdha me vetë-rritje dhe mund të kalojë edhe pengesa edhe më të larta se 7 cm. Sherp ka gjithashtu një ngrohës uji, pajisje analoge, një ekran dhe dritat halogjene. Mjeti ka një paisje, e cila e kullon menjëherë ujin nga trupi i tij kur është zhytur në ujë. “Sherp ATV” ka vend vetëm për dy njerëz, të cilët për të drejtuar atë përdorin levat. Motori i tij 44 kuaj-fuqi është prodhuar nga kompania japoneze “Kubota” dhe merr 15.3 gallon naftë. Ai peshon 1299 kg dhe në tokë arrin shpejtësinë 44km/h, kurse në ujë 6km/h. Kostoja e tij është rreth 70.000 dollarë.


Më të lexuarat