Trendi i ngjyrave ne 2016-en per dekorimin e shtepise tuaj
Ngjyrat e mureve janë shumë të rëndësishme për të krijuar atmosferën që duam në shtëpinë tonë. Lyerja e mureve të shtëpisë me ngjyra nuk del asnjëherë nga moda: të lyesh vetëm një faqe muri apo të gjithë muret e shtëpisë (të luash me ngjyrat) është një truk për të rinovuar shtëpinë në mënyrë ekonomike.
Zgjedhja e ngjyrës së murit është një proces delikat, i cili nuk bazohet vetëm tek shijet e secilit prej nesh, por duhet përshtatur edhe me zonën e shtëpisë që do të lyhet. Është e njohur tani se ngjyrat e zgjedhura për të lyer shtëpinë mund të ndikojnë në humorin, energjinë, krijimtarinë dhe madje edhe në vëmendjen tonë. Një mundësi shumë të mirë për këtë ua ofron kompania “Bojëra Neon”, ku ju mund të gjeni, jo vetëm produkte cilësore por të gjitha nuancat e ngjyrave që dëshironi.
Trendet më të fundit të ngjyrave për vitin 2016 ju ofrojnë mundësi të pafundme për përdorimin e tyre në ambjete të ndryshme të shtëpisë tuaj duke e bërë atë të duket unike, elegante dhe moderne.
Disa prej tyre janë:
1. Kombinimi i ngjrës blu dhe të bardhë
2. Ngjyra blu dhe e gjelbër e kombinuar me ngjyrën portokalli
3. Ngjyra blu dhe e gjelbër e kombinuar me të bardhën
4. Nuancat e ngjyrës gri dhe të bardhë me thekse metalike
5.Kombinimi i ngjyrës kafe me tone më të hapura të saj
6. Kombinimi i ngjyrës së bakrit, bronzit, bezhës dhe ngjyrës së tullës
7. Ngjyra portokalli me të zezën, grine dhe bezhën neutrale
8.Kombinimi i rozës së zbehtë me të gjelbrën e lehtë
9. Kombinimi i ngjyrës rozë dhe gri, me të zezën dhe të bardhën