Secondary Adv

Portali Your Amazing Places, Vlora qyteti me i bukur i Shqiperise

Share on Google+

Padyshim, që Shqipëria është një destinacion turistik i rëndësishëm në Ballkan. Ky vend i vogël ka një vijë bregdetare me gjatësi 450 km, ku shtrihen dy dete të mëdha: Adriatik dhe Jon.

Në këtë artikull do ju prezantoj me qytetin më të bukur ku ju mund të qëndroni. Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë ndonjehërë me pushime në Shqipëri, ndoshta Vlora është destinacioni i duhur për ju dhe familjen tuaj. 

 

Ky qytet ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në brigjet e detit Jon dhe ka portin e dytë më të madh në vend. Ajo është e njohur për faktin se në vitin 1912 aty u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe për një kohë të shkurtër ishte kryeqyteti i saj.Vlora është një qendër tregtare e rëndësishme, e njohur edhe për industrinë e zhvilluar të peshkimit. Pranë saj prodhohet nafta, gazi natyror, bitumi dhe kripa. Gjithashtu këtu ka qënë e zhvilluar edhe industria e tekstilit. Universiteti i Vlorës është i dyti më i madh në vend, i themeluar në vitin 1994 dhe ka rreth 15 mijë studentë.

 

 

Trashëgimia kulturore është mjaft e pasur dhe daton që nga shekulli i 6-të para Krishtit.  Në vitet e fundit qyteti ka investuar në zhvillimin e turizmit. Ka ndërtuar shumë hotele, restorante dhe plazhe të hapur. Klima është mesdhetare: dimër me shi dhe verë e nxehtë me temperatura deri në 40 gradë.Nëse ju jeni një turist që pëlqeni të ecni atëherë vizitoni teqenë e quajtur “Kuzum Baba”, e cila ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit dhe të gadishullit të Karaburunit. 30 km larg nga Vlora ndodhet “Apollonia”, një vend arkeologjik, i cili përbëhet nga mbetjet e qytetrimeve ilire, greke, romake dhe ato të kohëve mesjetare. Sa për argëtim në mbrëmje, Vlora ofron shumë restorante dhe kafene, në mënyrë që asnjë turist mos mbetë i pakënaqur.


Më të lexuarat