EyeForce, paisja qe ndihmon femijet te permiresojne qendrimin kur perdorin paisjet elektronike
Në ditët e sotme fëmijët po kalojnë më shumë kohë se kurrë para ekranit të një smartphoni, kompjuteri apo tableti.
Kjo ka krijuar probleme të reja të shtyllës kurizore të quajtura “"Tech neck” ose " Gameboy disease.” Për ti shmangur ato hulumtuesit kanë krijuar një paisje të re revolucionare, e cila quhet “EyeForcer”. Ajo promovon përdorimin e sigurt dhe të duhur të paisjeve elektronike.
Paisja duket si një palë syze pa lente dhe është e pajisur me Bluetooth, sistem matjeje dhe bateri. EyeForcer lidhet me një aplikacion për Android dhe kur përdoruesi fillon dhe rri shtrembër, një mesazh paralajmërues shfaqet në ekran.
Nëse një fëmijë e merr mesazhin më shumë se pesë herë,atëherë loja që është duke luajtur apo videoja që po shikon do të mbyllen. Kjo paisje wshtë në treg për 120 dollarë.