Secondary Adv

6 struktura te jashtezakonshme te ndertuara nga kontenieret e anijeve

Share on Google+

Temat e arkitekturës moderne janë mjaft interesante dhe të larmishme. Theksi i tendencave të fundit është që të zgjedhim një dizajn të qëndrueshëm dhe njëkohësisht ekologjik.

 

Një prej këtyre tendencave të fundit në arkitekturë  është quajtur “Cargotecture.” Qëllimi kryesor i së cilës është të nxisë idenë e rimodelimit, ripërdorimit në vend të fillimit nga “zero.” Një kontenier anijeje është përdorur nga dizenjuesit për të krijuar një shtëpi të vogël, të bukur, dhe efikase. Nësë lidhen së bashku më shumë kontenierë mund të ndërtohet një strukturë më e madhe dhe brenda saj të streohen më shumë njerëz.

 

1. Hoteli në Belgjikë

Ai është ndërtuar nga 6 kontenierë, të cilët janë vendosur në një mënyrë të pazakontë për të formuar një hotel me 4 dhoma.

 

2. Dachi Papuashvili

Në 2015 arkitekti Dachi Papuashvili projektoi një shtëpi 4-katëshe në formë kryqi me panele diellorë në tavan dhe me një sistem të magazinimit të ujit të shiut.

 

3. Një mikro fermë në çdo cep rruge

Damien Chivialle doli me këtë ide inovative  ekonomike për të sjellë një pjesë të vogël të tokës bujqësore në çdo mjedis urban. Zyrih, Bruksel dhe Berlini ishin qytetet e para që përdorën këto frema portative, duke shërbyer si një frymëzim për banorët e tjerë rreth e rrotull globit.

 

4. “Containscrapers”

Shumë dizenjues propozojnë përdoimin e kontenierëve si jë mënyrë për të siguruar strehim në zonat me popullsi të dendur, sidomos kur buxhetet janë të vogla. Për këtë CRG Architects ka projektuar ndërtimin e kullave në formë spirale, për të luftuar mungesën e strehimit në Mumbai.

 

5. Një shtëpi ndryshe nga Masakazu Shirane dhe Saya Miyazaki

Artistët Masakazu Shirane dhe Saya Miyazaki kanë ndërtuar një rrjet të thyerrjes së dritës me 1000 pasqyra në formë trekëndëshi, për një përvojë kaleidoskopike ndryshe nga çdo tjetër.

 

6. Kulla e vëzhgimit nga studioja australiane e arkitekturës “Cumulus” 

Studioja australiane e arkitekturës, “Cumulus” ka krijuar nga bashkimi i kontenierëve një kullë vëzhgimi dhe një zonë për testimin e verës në Tasmani.


Më të lexuarat