Secondary Adv

Ne shtator Apple nxjerr ne treg iPhone 7 dhe Iphone 7 plus

Share on Google+

Kompania Apple në muajin shtator të këtij viti do të hedhë në treg iPhone 7 dhe iPhone 7 plus.Iphonë 6s dukej thuajse njësoj si iPhone 6, por pritet që ndryshimet që konsumatorët kanë pritur, do të vijnë te iPhone 7.  Ai mund të jetë vetëm 6.5-6mm, pra më i hollë se iPhone 6s, i cili ishte 7.1 mm. Do të jetë i gjithi metalik.

Asnjë iPhone deri më tani nuk ka blic në kamerën e përparme. Për të gjithë dashamirësit e selfieve, kjo do të jetë një risi te iPhone 7. Modeli i ri i tij do të vijë me një procesor më të fortë A9, i cili i ka 2 GB RAM, dyfishi i asaj që përmban iPhone 6. Thuhet se ajo çfarë do të ndryshojë plotësisht është mënyra se si njerëzit do të dëgjojnë muzikë. Apple do të largojë portin për kufje dhe përdoruesve do t’u mbetet opsioni për të dëgjuar muzikë vetëm me kufje bluetooth. 

Apple është kritikuar mjaft shumë për performancën e baterisë. Pasi që ekrani iPhone 6 dhe 6 Plus u rrit, edhe funksionimi i baterisë u përkeqësua. Por kësaj rradhe iPhone 7 do të vijë me një bateri, e cila zgjat më shumë. Ndërsa përsa i përket kostos, ende çmimi ende nuk është bërë publik.


Më të lexuarat