Ndertesat e famshme amerikane te ndertuara me gur gelqeror
Guri gëlqeror është përdorur në fushën e ndërtimit pothuajse në të gjitha kohërat. Në këtë post do ju tregojmë për katër ndërtesat e famshme amerikane të ndërtuara prej tij.
1. Pentagoni, Shtetet e Bashkuara
Pentagoni ndodhet në Virginia dhe është ndërtesa më e zyrave në botë. Ajo shërben si selia për Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Ajo u dizenjua nga arkitekti amerikan George Bergstrom dhe u ndërtua nga kontraktori John McShain, betoni i përforcuar është aplikuar krahas gurit gëlqeror të Indianës për pjesën e jashtme të ndërtesës, si rezultat i mungesës së çelikut nga Lufta e Dytë Botërore. Pentagoni u rindërtua në 11 shtator 2001 dhe ka rreth 23 000 të punësuar.
2. Memoriali i Linkolnit, Shtetet e Bashkuara
Ai u ndërtua për të nderuar Abraham Lincoln, presidentin e 16-të të Shteteve të Bashkuara. Memoriali u ndërtuar ndërmjet vitit 1914 dhe 1922 dhe u dizenjua nga arkitekti Henry Bacon. Muret e brendshme dhe kolonat janë bërë nga guri gëlqeror i Indianës, përveç mermerit dhe granitit të cilat janë shfrytëzuar për të përfaqësuar fusha të ndryshme brenda Shteteve të Bashkuara. Zona është ende një atraksion turistik dhe është regjistruar në “Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike” që nga vitit 1966.
3. Ndërtesa “Empire State”, Nju Jork
Kulla “Empire State”, e cila ndodhet në Manhatan është një nga 5 më të lartat në SHBA dhe ka qënë si pikë referimi kombëtare që nga viti 1986. Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1931. Ajo ka një lartësi 443. Kjo kullë përfshin mbi 1000 biznese dhe mbi 21.000 të punësuar, 73 ashensorë dhe kuvertën e vëzhgimit. Restaurimi i saj në 2010 kushtoi 550 milion dollarë.
4. Katedralja kombëtare në Uashington
Për ndërtimin e saj u deshën 80 vjet, por tani është katedralja e gjashtë më e madhe në botë. Katedralja është gjithashtu vendi i varrimit për Helen Keller, Woodrow wilson dhe Arkitektëve Henry Vaughan dhe Philip Frohman. Ndërtimi i saj përfundoi në 1990.