Do t'ju pëlqente të kontrollonit ëndrrat tuaja vetëm me anë të një rripi koke? Njihuni me Aladdin, stimiluesin e ëndrrave që do ju ndihmojë të shijoni aventurat e projektuara nga vetë ju.
Aladdin përdor teknologjinë EEG (metoda elektrofiziologjike e monitorimit) për të regjistruar aktivitetin elektrik të trurit.Sipas këtyre të dhënave, pajisja përcakton fazën tuaj të gjumit. Ajo i ruan këto të dhëna në aplikacionin Aladdin dhe ju lejon të ndiqni modelin tuaj. Për më tepër, ju mund të kontrolloni sa kohë ju desh tu zërë gjumi dhe fazat e tij.
Pasi Aladdin zbulon që je në ciklin REM, i cili është faza e ëndrrave të gjumit, që trupi juaj e përjeton 4-6 herë çdo natë, Aladdin përdor një algoritëm për të siguruar një simulim elektrik të lehtë në ballë.Zona e trurit që ndodhet pas ballit e njohur si korteksi (korja) paraballor, i cili ndër funksionet e tjera të shumta, kontrollon edhe arsyetimin. Kur ne jemi të zgjuar, kjo zonë e trurit është gjithmonë aktive, duke na lejuar të shfrytëzojmë aftësitë tona të arsyetimit.Kur qendra e arsyetimit të trurit është e ‘ndezur’, ndërkohë që ëndërrojmë, ne bëhemi të vetëdijshëm për natyrën e pazakontë të ëndrrës dhe kuptojmë se aktualisht jemi duke ëndërruar. Kjo zonë ju lejon të merrni kontrollin dhe të bëni çdo gjë që ju dëshironi.
Aladdin përmban tri pjesë: 1. Shiritin e elektrodave 2. Mikroprocesorin 3. Dhe një rrip koke të rehatshëm për ti mbuluar të gjitha.