Cronovo është ora më e re ‘inteligjente’, që ka dalë në treg.
Ajo është smartwatch-i i parë në botë me një monitor EKG dhe një gjurmues të plotë fitnesi, që përshtatet me nevojat tuaja. Sipas kompanisë saktësia e EKG-së është 99.9 për qind.
Bashkë-themeluesi Darin Filipi tha: “Ajo ndryshon nga orat e tjera që janë sot në treg. Me Cronovo, ne kemi kombinuar lehtësinë e përdorimit dhe elegancën e orave tradicionale, me pajisjet e shëndetit dhe smartwatch-at për të krijuar një asistent personal dhe një paisje të gjithanshme, të përfshira të gjitha në një orë elegante.
Cronovo përfshin një gjurmues për metabolizmin, informacion jetik për të gjithë ata që kërkojnë të humbin (dhe ndonjëherë të fitojnë) peshë. Ora ruan qëllimet tuaja të fitnesit për të mbajtur përdoruesit në rrugën e duhur dhe të tregojë përmirësimin me kalimin e kohës. Ajo vjen në ngjyrë ari, argjendi dhe të zezë. Çmini i saj është 99 dollarë.