Secondary Adv

Vendet me te medha ne bote sipas siperfaqes se tyre

Share on Google+

 

Bota që ne jetojmë është 29% tokë dhe 71% ujë. Megjithatë, shpërndarja e kësaj zone të tokës nuk është uniforme. Më poshtë do ju listojmë 10 vendet me sipërfaqen më të madhe në botë.

 

1. Rusi

Rusia është në krye të listës së vendeve më të mëdha të botës. Ajo shtrihet në një sipërfaqe 17.1 milion kilometra katror.

 

2. Kanada

Kanadaja është vendi i dytë më i madh në botë, duke mbuluar 9.984 milionë kilometra katrorë të botës perëndimore.

 

3. SHBA

Sipërfaqja e tokës e gjithë SHBA-së është pak më e madhe se ajo e Kinës, 9.63 milion kilometra katror. Në jug, ajo kufizohet nga Meksika, ndërsa në Veri me Kanadanë. Ajo ka nivelin më të lartë të diversitetit lidhur me gjeografinë e saj.

 

4. Republika Popullore e Kinës

Kina ka një sipërfaqe mbi 9.6 million kilometër katror.Ajo kufirin e saj e ndan me 14 vende të ndryshme duke përfshirë Pakistanin, Vietnamin, Rusinë dhe Afganistanin. Ky vend shërben si një shtëpi për pothuajse 1.35 miliard banorë.

 

5. Brazil

Brazili ndodhet në Amerikën e Jugut dhe ka një sipërfaqe prej më shumë se 8.51 milion kilometra katror. Ai ka një  vijë bregdetare 8000 kilometër të gjatë.

 

6. Australi

Australia nuk është vetëm një shtet, por një kontinent në vetvete, e cila ka një sipërfaqe prej 7.69 milion kilometra katror.

 

7. Indi

Për sa i përket popullsisë së saj, India është vendi i dytë më i populluar në botë. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.29 milion kilometra katror, duke u bërë vendi i 7 më i madh në botë.

 

8. Argjentinë

Argjentina ka një sipërfaqe rreth 2.78 million kilometra katror. Kushtet atmosferike, klimarike dhe gjeografike janë të ndryshueshme në pjesë të ndryshme të këtij  shteti. 

 

9. Kazakistan

Kazakistani është konsideruar si vendi më i madh në botë që nuk ka dalje në det. Ai ka një sipërfaqe 2.72million kilometra katror të përbërë nga rrafshnalta dhe fusha.

 

10. Algjeri

Algjeria, me një sipërfaqe totale 2.38 milion kilometra katror mbulon fushën më të madhe të Shkretëtirës Sahariane. 


Më të lexuarat