Secondary Adv

Ne Zvicer vihet ne pune impianti i pare ne bote qe thith dioksidin e karbonit

Share on Google+

Thithja e karbonit është thelbësore për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe për të mbajtur rritjen e temperaturave nën 2 gradë Celsius, sipas kompanisë ClimeWorks me bazë në Zvicër.

 

Për disa vjet ata kanë punuar në teknologjinë për thithjen e dioksidit të karbonit (CO2) nga ajri dhe e shesin atë në bujqësi apo në industrinë e energjisë për ripërdorim. Dhe tani më në fund ata kanë ndërruar produktin përfundimtar, impiantin e parë në botë për thithjen e diksidit të karbonit.

Në një ndërtesë e centralizuar e djegies së mbeturinave në Zyrih, Climeëorks ka instaluar impiantin e vet  të DAC, i cili përbëhet nga tre kontejnerë anijesh me gjashtë kolektorë të karbonit. Ventilatorët  thithin ajrin e ambientit në kolektor, dhe një filtër merr CO2. Ngrohja e mbeturinave do të fuqizojë termocentralin.

Climeëorks do e dërgojë CO2 e kapur në një serë. Ata çdo vit do të jenë në gjendje të furnizojnë me 900 tonë metrikë. Ata do të mund të furnizojnë vazhdimisht serrën me CO2 nëpërmjet një tubacioni nëntokësor.


Më të lexuarat