×
Secondary Adv

Si te pastrojme mobiljet prej druri

Share on Google+

Pa marrë parasysh prej çfarë materiali janë ndërtuar, mobiljet cilësore mund të ruajnë bukurinë dhe shkëlqimin, nëse mirëmbahen drejt u zgjatet “jeta”.


Materialet dhe mjetet e nevojshme:
- Topa pambuku
- Detergjent për larje
- Sfungjer
- Kovë
- Leckë të pastër
- Alkol
- Napë
- Dyll druri
- Alkool të c’natyruar


Hapi 1- Filloni me pastruesit shtëpiake: larësen e eneve. Vendosni në një enë të lagur një pambuk, pastaj fshini mobiljet me të, sidomos pjesën që me sy të lirë nuk duket. Pasi ti keni pastruar të gjitha me pas përzieni me ujë një detergjent larës në një kovë. Më pas, me sfungjer aplikoni lehtë mbi sipërfaqet e drunjta. I lini të thahen plotësisht.

 


Hapi 2- Nëse ju doni të shihni nëse mobiljet tuaj janë të pastëra apo jo, mjafton që ti pastroni me alkol të c’natyruar. Mund ta provoni në një pjesë që nuk duket nëse është e dëmshme për drurin. Nëse nuk shikoni asgjë të dyshimtë, filloni procesin e larjes së mobiljes suaj. Alkoli është një element mjaf i mirë për të hequr pluhurat në mobilje. Pasi të keni mbaruar, fishjeni më pas me një leckë të lagët me ujë.
 

 

Hapi 3- Nëse mënyra e mësipërme reagoi negativisht dhe dëmton mobiljet tuaj, mos merrin asnjë veprim tjetër. Para se të provoni ndonjë ndërhyrje të mëtejshme, do tju duhet që të përcaktoni llojin drurit që keni. Për ta bërë këtë, hidhni pak alkool të çnatyruar mbi një shtupë pambuku dhe e provoni atë në një zonë të vogël, që s'bie në sy. Nëse shpërbëhet, kjo do të thotë se është ndoshta gummalak. Nëse nuk shpërbëhet, ndoshta është vaj, llak ose poliuretan. Kjo mënyrë shërben për të mos e pasur të nevojshme që ti rilyeni sërisht mobiljet pas pastrimit.


Hapi 4- Nëse jeni të kënaqur me rezultatet e përpjekjeve tuaja të pastrimit, një zgjidhje e zgjuar për të mbrojtur drurin nga dëmtimi në të ardhmen mund të bëhet me dyll. Aplikojeni atë lirisht me një napë, duke e fërkuar në drejtimin e drurit.
 
Pastrimi : Është me rëndësi që mobiljet të pastrohen mirë, sipas nevojës, të fshihen me leckë të njomë dhe më pas duhet me patjetër që të thahen. Gjurmët e ujit të cilat janë bërë nga gotat apo vazoja, lyhen me majonezë dhe lihen gjatë tërë natës, ndërkaq në mëngjes fshihen me leckë të butë. Nëse edhe pas kësaj ka mbetur një gjurmë e vogël uji, përzini  një glicerinë me hirin e cigares. Me këtë përbërës fërkojeni pjesën e dëmtuar.


Njollat nga yndyrat duhet të pastrohen menjëherë, sepse në të kundërtën marrin ngjyrë të errët dhe lënë dëmtime të përhershme. Yndyrë mund ta hiqni me një cope letre dhe pastaj pjesën e njomur e pastoni me uthull të pastër e të pakoncentruar. Dhe, në fund, me një leckë fshijeni pjesën e dëmtuar të drurit. Mobilja e pastruar mirë mund të lucidohet me dyllë, në mënyrë që të marrë shkëlqim të mirë dhe të mbrohet nga uji dhe pluhuri.


Mobiljet nga pisha: Mjafton të lucidohen me dyllë blete, sepse kërkojnë kujdes të madh. Shkëlqimi i arritur mund të mbahet me leckë të lagur, një përzierje e uthullës me parafinën.


Më të lexuarat