Secondary Adv

Holograma ne 3D do te zhvillojne konferencat e se ardhmes

Share on Google+

Video konferencat së shpejti mund të shndërrohen në një opsion shumë të vjetëruar, falë hulumtimeve  të reja që vijnë nga Queen's University në Ontario. Një ekip ka prodhuar një sistem telekonference 3D të quajtur TeleHuman 2, e cila mundëson që hologramet në kohë reale të njerëzve të shfaqen në çdo vend. 

 

Imagjinoni të gjendeni në një takim dhe të kesh një projeksion 3D  të shefit tuaj apo klientit që shfaqet përpara jush dhe më konkretisht, një projeksion që lëviz dhe flet njëjtë si një njeri prej mishi dhe gjaku, dhe të cilin ju mund ta shikoni nga çdo kënd i hapësirës ku ndodheni. Gjithashtu një grup kamerash thellësie përdoren për të monitoruar lëvizjet e pjesëmarrësve në tre dimensione, të dhëna që më pas janë rrezatuar përmes një rrjeti të projektorëve inteligjentë në një dhomë  tjetër në një vend krejt tjetër. Imazhet holografike pastaj projektohen në një mbulesë cilindrike reflektuese me përmasa njerëzore. 

 

E gjitha është e bazuar në teknologjinë e kapjes së fushës së dritës dhe projektimin e intensitetit të dritës dhe drejtimin në të cilin rrezet e dritës udhëtojnë nëpër hapësirë. Një sistem konvencional kamerash merret vetëm me intensitetin e dritës, pa elementin 3D. Teksa pjesëmarrësi në mbledhjen virtuale po kapet nga kamerat dhe shfaqet duke përdorur imazhe të shumta të fushës së dritës që mbulojnë kënde të shumëfishta, ata që janë fizikisht në të njëjtën dhomë nuk kanë nevojë për asnjë lloj pajisje AR ose VR. Të pasurit të kësaj lloj pranie virtuale e bën më të mirë ndërveprimin se sa një video konferencë e zakonshme, thonë studiuesit. 

 

Ndërveprimi ballë  për ballë transferon një sasi të madhe të informacionit jo-verbal, thotë Roel Vertegaal, profesor i ndërveprimit njeri-kompjuter në Queen's University School. Përdoruesit humbasin ndërveprimin, gjestet, shprehjet e fytyrës, dhe kontaktin me sy që sjellin nuancë, konotacion emocional dhe përfundimisht ndjeshmëri në një bisedë. TeleHuman 2 injekton këto elemente që mungojnë në bisedat me distancë të gjatë me një realizëm që nuk mund të arrihet me një video chat në Skype ose Facetime .

 

Mbledhjet e biznesit do të përfitojnë nga ndërveprimet më të natyrshme, kontaktet më të lehta të syve dhe nga vështirësitë dhe problemet teknike, thonë studiuesit sepse kushdo që është ulur ndonjëherë në një takim me anë të një telekonference do të jetë në gjendje të dëshmojë për momente të shpeshta të problemeve teknike.


Më të lexuarat